Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës

nga Revista Kosovarja

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol të Mitrovicës, ku kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Rreth orës 21:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete me targa vendore. Në këtë aksident lëndime të lehta kanë pësuar dy persona, të cilët pas pranimit të tretmanit mjeksor janë liruar në shtëpi”, tha Prekazi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]