fbpx

Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Emshir

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve.

Zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15.

“Sot rreth orës 20:15 në lagjen Emshir në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]