fbpx

Dy të plagosur në Prishtinë, një i dyshuar në pranga, një tjetër në kërkim

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë plagosur me armë zjarri gjatë 24-orëve të fundit në rajonin e Prishtinës. Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Carraleva” ndërsa rasti tjetër në fshatin Drenovc të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se personi që është plagosur të mërkurën në mëngjes në Prishtinë është duke u trajtuar në QKUK, pasi ka marrë plagë në këmbë nga persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja të armës së zjarrit, ndërsa rasti është duke u hetuar, transmeton IndeksOnline.

Edhe viktima tjetër është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri nga një person.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa një pistoletë me 11 fishekë është sekuestruar.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]