Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dy vëllezërit bien për vdekje nga ballkoni i katit të 11-të

nga Revista Kosovarja

Vëllezërit Ivan dhe Stepan Zakharov, 10 dhe shtatë vjeç respektivisht, ranë për vdekje në rrethana ende të pashpjeguara, nga kati i 11-të i apartamentit të tyre në Moskë gjatë orëve të izolimit të koronavirusit.

Mbi artikull

Dy vëllezërit tragjikë gjetën vdekjen e menjëhershme pasi kishin qëndruar prej pesë javësh në apartament.

Nëna e tyre Irina, 41 vjeçe, dhe motra Maria, 12, ishin në një dhomë tjetër të shtëpisë kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Një hetim ka nisur mbi incidentin.

Rusia ka qenë në izolim të ashpër të koronavirusit që prej 28 marsit, me shkolla të mbyllura dhe fëmijë që nuk lejohen të dalin për të luajtur. Disa minuta më herët ata i kishin thënë nënës së po luanin së bashku.

Moneytizer Paragrafi 4

Babai i djemve Yegor, 44 vjeç, pronar i një dyqani veshjesh për fëmijë, nuk ishte në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

Ivan dhe Stepan mësonin të dy në shkollën e famshme ruse të kërcimit Todes. Një hetim po zhvillohet mbi çështjen.

/Top chanel/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]