Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dyshimet për mashtrime ndaj pensionistëve, policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Kosovës.

Mbi artikull

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës. Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së”, thuhet në njoftimin e policisë.Policia e Kosovës ka shtuar se është duke i trajtuar të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do t’i ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]