fbpx

Dyshohet për vjedhje të rëndë në Obiliq, 32-vjeçari arrestohet pas gati dy vitesh në arrati

nga Revista Kosovarja

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Kështu ka ndodhur së fundi në Obiliq, pasi një person dyshohet se ishte përfshirë në një rast të vjedhjes.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 32-vjeçari është identifikuar pas gati 2 vitesh në arrati dhe i njëjti është arrestuar mbrëmë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]