Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur në tualet, arrestohet zv.drejtori i Gjimnazit në Malishevë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar zëvendësdrejtorin e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Mbi artikull

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë se rastin në Polici e ka raportuar babai i saj.“Në stacionin policor Malishevë më datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast të sulmit seksual që kishte ndodhur ndaj vajzës së tij të mitur.

Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur më datë 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”, tha ai.

Gjurkaj ka thënë se rasti ka ndodhur në njërën prej tualeteve të shkollës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ngacmimi seksual dyshohet të jetë bërë nga ana e personit i cili në këtë shkollë mban pozitën e zëvendësdrejtorit.

Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur në njërën prej tualeteve të kësaj shkolle, kur viktima ishte brenda në tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, potencoi ai.Gjurkaj shtoi tutje se lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe i dyshuari si dhe disa dëshmitar.

“Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave të tjera dhe për zhvillime të mëtejme ju njoftojmë me raport shtesë”.Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.