Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dyshohet se vodhi një veturë në Leposaviq, arrestohet 19-vjeçari

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar nën dyshimin se ka vjedhur një veturë në Leposaviq.

Mbi artikull

Sipas njoftimit të policisë menjëherë pasi është raportuar rasti njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore me qëllim ndriçimin e rastit.

“Si rezultat është identifikuar i dyshuari N.K., 19 vjeç, i cili është arrestuar dhe me pas është shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në njoftim.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale së bashku me një person tjetër, i cili është identifikuar dhe aktualisht është në kërkim policor.

Moneytizer Paragrafi 4

Automjeti pas përfundimit të procedurave policore I është kthyer pronarit.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”, njofton më tej policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]