Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dyvjeçarja nga Skenderaj që vdiq dje dyshohet se u rrëzua nga ballkoni

nga Revista Kosovarja

Vajza dyvjeçare e cila mbërriti pa shenja jete dje në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni.

Mbi artikull

Burime të Gazetës Express thanë se vajza dyshohet se ka rënë nga një lartësi, pa rrethojë të ballkonit.

Me rrethanat e vdekjes së saj po merret policia dhe prokuroria, teksa rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

Moneytizer Paragrafi 4

Versioni i policisë për vdekjen e dyvjeçares.

“VDEKJE E DYSHIMTË/Skenderaj 01.12.2020 – 13:18. Raportohet se një fëmijë i moshës 2 vjeçare i gjinisë femërore është sjellë pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e mjekësisë Ligjore. Rasti nën hetime”.

Mësohet se 2-vjeçarja do të varroset gjatë ditës së sotme.