Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E akuzojnë si “fajtoren” për formën e dobët të Adeyemi-t, futbollisti flet për lidhjen me Loredanën dhe tifozët!

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i Dortmund, Karim Adeyemi, i njohur në publikun shqiptar si partneri i Loredana-s, është kritikuar së tepërmi nga fansat e skuadrës gjermane për formën që ka treguar në fushë, ndërsa disa prej tyre kanë bërë fajtore pikërisht reperen.

Mbi artikull

Së fundmi, Adeyemi, ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Dortmund në Youtube, ku ndër të tjera ka hedhur poshtë kritikat dhe akuzat e tifozëve, ndërsa është shprehur se lidhja e tij me Loredanën nuk ka ndikuar negativisht në performancat e tij. Po ashtu ai i është drejtuar atyre tifozëve që kanë bërë fajtore reperen, duke thënë:

“E dija se në çfarë po futesha, se ajo ishte një person në sytë e publikut, por më duket e çmendur që njerëzit reagojnë kështu pas një loje të keqe. Jo e padrejtë ndaj meje sepse nuk luajta mirë. Është e padrejtë me të dashurën time. Nuk ka të bëjë me mënyrën se si luaj dhe performoj në fushë. Ndonjëherë më duket e çuditshme se si disa njerëz marrin guximin të gjykojnë njerëz që nuk i njohin.”

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe pse kanë qenë në qendër të kritikave, lidhja e tyre nuk duket sikur është ndikuar dhe vazhdon njësoj e fortë, ndërsa shpresojmë që Adeyemi të përmirësojë performancat në fushë dhe të “jetojnë të lumtur të gjithë përgjthmonë”.