Pas humbjes së Partisë Demokratike Socialiste (DPS) të Millo Gjukanoviqit në Malin e Zi, në mediat e shtetit malazez po vihen në pikëpyetje të arriturat e shtetit malazez, duke vënë bukur shumë dilema, në cilin drejtim do të shkojë politika shtetërore nëse Dritan Abazoviq, do të shkojë me krahun nacionalist serbomadh të drejtuar nga Serbia dhe Rusia.
Ka shumë reagime në Beograd, në Mal të Zi dhe në Ballkan rreth politikës së ardhme të Malit të Zi, ku një lider politik shqiptar po e përcakton befasisht fituesin e zgjedhjeve në këtë vend, e ky nuk është hiç më pak e as me shumë se Dritan Abazoviq.
Lideri i partisë “E zeza në të bardhën ”, po kritikohet ashpër edhe nga Natasha Kandiqi, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare “ në Serbi, duke ia kujtuar Abazoviqit, se ishte Millo Gjukanoviq, lideri malazez, i cili ishte mjaftë përcaktues për pavarësinë e Kosovës dhe ai që i dha goditjen vendimtare Millosheviqit.
Dritan Abazoviq, po kritikohet edhe nga mediat malazeze, të cilat sot vunë në spikamë disa nga detajet historiko-politike malazeze në favor të politikave të fqinjësisë së mirë, madje duke hyrë nga Nikolla Petroviq, mbret i Malit të Zi më 1911, e që sipas po kësaj gazete kishte ndihmuar shqiptarët e Malësisë në kryengritje kundër Perandorisë Osmane…
Mediat atje, shohin – nëse Abazoviq do ta sjell në pushtet krahun ruso-serb, atëherë e ardhmja politike e Malit të Zi do të vihet në pikëpyetje serioze, e në plan të parë do të rrezikohet pavarësia e këtij shteti.
Poeti serb Mateja Beckoviq, urrejtësi më i madh malazes, e ka ftuar Abazoviqin në Beograd që ta bartin serbët në duar, por politika e Malit të Zi, i bën pyetje Abazoviqit se, si do ta donte Abazoviqin Beogradi, i cili ka aq shumë probleme me shqiptarët dhe pikërisht tani.
Marrë në tërësi, në Podgoricën e këtyre ditëve ka tepër shumë tensione politike, ku në njërën anë protestojnë serbët , në anën tjetër malazezët që udhëhiqen nga platforma patriotike për një shtet të Malit të Zi.
Në Malin e Zi, sigurinë e ka në dorë NATO, ndërsa vet Dritan Abazaoviq, ndonëse i rreshtuar nga krahu pro-serb, ka thënë se , pavarësisht rreshtimit të tij, ai nuk do ta përkrah asnjë akt politik, i cili çon kah tërheqja e njohjes së Malit të Zi për shtetin e Kosovës.
Dritan Abazoviq, gjithashtu ka thënë se, nuk do të përkrahë politikat nacionaliste antishqiptare të krahut nacionalist, nëse ai vjen në pushtet me politikat anti Gjukanoviqit që është në pushtet qe 30 vite.
Ju kujtojmë, se Abazoviq, me katër deputetët e vet do të jetë vendimtar në përcaktimin e qeverisë së re që do të instalohet në Podgoricë.
Abazoviq, si një shqiptar, i cili do të jetë determinues në qeverinë e re në Mal të Zi, do të ishte mirë që të kishte kushte për të hyrë në koalicion ngado që ai merr kahjen dhe ta kushtëzoje qeverinë e re për vënie në vend të demarkacionit konform hartave dhe heqjes dorë nga ndërrimet turistike në pjesën territoriale të Kosovës së okupuar nga komisioni shtetëror për demarkacion.
Abazoviq, do të duhej te kishte shumë kushte për të dy krahët e politikave të Malit të Zi si korrigjime historiko-politike , e jo ta bëjë qeverinë, e cilës do palë falas apo me zero poena për shqiptarët.
Aktualisht, nëse Abazoviq do të kishte kushte për favore, politika e tij me qëndrimet e veta , do të arsyetohej bukur shumë.
Safet Krivaca / Kosovarja /