Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E bullizonin në TikTok, vret veten 41 vjeçarja

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë pasi dyshohet se kishte rënë në depresion për shkak të bullizohej nga kolegët në TikTok.

Ngjarja ka ndodhur më datë 2 Janar 2024. Korrenspondentja e Klan News, Enkeleda Arapi ka mësuar se viktima Bedrie Loka, nënë e 3 fëmijëve, kishte denoncuar 1 vit më parë në Policinë e Durrësit se persona të panjohur i kishin hapur adresë false me identitetin e saj në rrjetin social TikTok dhe e përdornin për ta bullizuar.

Ajo dyshonte se adresa ishte hapur nga kolegët e saj në fasonerinë ku punonte në zonën e Fllakës.

Sipas policise, 41-vjeçarja ishte e shqetësuar për këtë situatë. Ende nuk dihet nëse shkak për vetëhelmimin ka qenë bullizimi në TikTok apo ka pasur pasur probleme të tjera.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të gjithë personelin e fasonerisë me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën false me emrin e të ndjerës.

Një nga profilet në TikTok ku dyshohet të jenë shpërndarë materiale denigruese ndaj viktimës, është ende aktiv.

Ndërkohë policia bën me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale shkaktim i vetëvrasjes do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]