Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E dashura e Dani Alves publikon bisedat, kërkon falje që s’mund të shkojë në hotel te ai

nga Revista Kosovarja

Partnerja e Dani Alves, Joana Sanz ndodhet aktualisht në Doha për të shoqëruar futbollistin veteran brazilian, në atë që është Botërori i tij i tretë dhe ndoshta i fundit.

Mbi artikull

Modelja nuk ka munguar në ndeshjen hapëse të Brazilit kundër Serbisë të enjten dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale një imazh nga stadiumi “Lusail”, ku shihej e veshur me fanellën e Selecaos dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Në mbishkrimin e fotografisë ajo bëri një dedikim shumë emocionues për partnerin e saj, shkruan Marca.

“Kudo, por me ty”, ka shkruar ajo në Instagram.

Moneytizer Paragrafi 4

Sanz ndau me ndjekësit gjithashtu një ‘screenshot’ të bisedës së saj me mbrojtësin brazilian në WhatsApp, për të treguar lidhjen e fortë të çiftit.

Pasi ajo i shkroi “Të dua”, modelja përcolli keqardhjen që nuk mundi të shkonte në hotel për ta parë.

“Do të të marr me siguri, mos u grind me mua”, ka shkruar tutje Alves.