fbpx

E dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me Sara Hoxhën

nga Revista Kosovarja

Duket se një ngjarje e ngjashme po përsëritet sërish në shoubizin shqiptar.

Ajo që dikur ndodhi me Beatrix Ramosajn e Bora Zemanin, tani po rikthehet te një tjetër çift.

Tashmë prej disa javësh po flitet për një lidhje dashurie mes Ledri Vulës dhe Rina Zaitit.
Kjo e fundit dikur ka qenë shoqe me ish-partneren e reperit, pasi i bënte komente nëpër fotografi.

Kjo ndodhi edhe me Beatrix, e cila para se të lidhej me Donaldin në Big Brother VIP, i bënte komente Borës.
Sidoqoftë, Ledri u fotografua me të fillimisht duke kaluar pushimet në Shqipëri e tani në rrugët e Londrës.

Dyshja në ndërkohë këtë gjë nuk e kanë pohuar e as mohuar akoma.
Sara nga ana tjetër ka bërë të ditur se ka blerë një apartament në Tiranë, ku do të zhvendoset me të bijën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]