Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E dashura tradhton Lamine Yamal/ Video e saj e ulur në prehrin e një djali tjetër

nga Revista Kosovarja

Lamine Yamal ka qenë kryefjalë e mediave këtë verë jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe super performancën në Euro2024, por edhe për jetën e tij personale.

Mbi artikull

Pas fitores mbresëlënëse të Europianit, anësori 17-vjeçar u përfol kudo për një lidhje dashurie me një bashkëmoshatare të quajtur Alex Padilla.

Dyshja u panë duke festuar së bashku pas finales dhe dukej se ishin mjaft të afërt. Padilla ishte një fytyrë e njohur gjatë gjithë turneut, duke ndjekur ndeshje të shumta të Spanjës dhe shpesh u pa së bashku me familjen e Yamal.

Ajo ishte po ashtu pak ditë më parë në pushime me Yamal në Greqi.

Moneytizer Paragrafi 4

Mirëpo, gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër. Dy ditë më parë në rrjet qarkulloi një video ku Alex shfaqej me një grup shoqëror e ulur në prehrin e një djali tjetër.

Kjo shkaktoi furtunë në rrjet teksa duket se ka tronditur edhe raportin e tyre. Ajo dhe Lamine nuk ndiqen më në Instagram dhe raporti i tyre sido të ketë qenë romantik a miqësor thuhet se ka marrë fund.
RPReplay_Final1722170222

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]