Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën gjatë punimeve në Zubin Potok

nga Revista Kosovarja

Një 29-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë, pasi pësoi lëndime të rënda gjatë punimeve në objektin ku po ndërtohet stacioni i ri i Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Mbi artikull

Sinjali mëson se viktima është Bajram Selimi nga fshati Kuqicë.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:00, derisa Selimi ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit.

Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, ka konfirmuar se pas incidentit, bashkëpunëtorët e kanë dërguar të lënduarin fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok.

Moneytizer Paragrafi 4

Për shkak të gjendjes së rëndë, ai është transportuar më pas me autoambulancë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 29-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe vdekja e tij është konfirmuar në spital.

“Rreth orës 10:00 në Zubin Potok, gjatë punimeve, ka ndodhur një aksident. Punëtori ishte duke punuar në punishten ku po ndërtohet stacioni policor në Zubin Potok”, ka deklaruar Baliçi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i Bajram Selimit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.