Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E fiksuar pas Lojërave Olimpike- Adele ndalon koncertin për të parë finalen

nga Revista Kosovarja

Fituesja e çmimit Grammy Adele ndaloi natën e dytë të koncertit të saj për të parë finalen olimpike të 100 metrave për femra në ekranet gjigante në arenën e jashtme me 80,000 vende të Messe München.

“Adele ndalon shfaqjen e saj për të parë Sha’Carri Richardson në finalen e 100 metrave për femra në Lojërat Olimpike!” shkroi një fans në X me një klip të turmës së heshtur që shikonte garën.

Richardson e ekipit të SHBA-së në fund mori medaljen e argjendtë me kohën 10.87 dhe shoqja e saj e skuadrës Melissa Jefferson fitoi bronzin me 10.92. Ishte Julien Alfred i Saint Lucia që fitoi medaljen e parë të artë me kohën 10.72.

Adele filloi koncertin e saj në Mynih të premten, duke performuar dy shfaqje në javë deri më 31 gusht. Pas Gjermanisë, artistja do të kthehet në turneun e saj ‘Weekends with Adele’ në Las Vegas, nga 25 tetori deri më 23 nëntor.

Moneytizer Paragrafi 4

Dy vite pas turneut, Adele tha se ka në plan të bëjë një pushim pas shfaqjeve të ardhshme.

“Nuk kam fare plane për muzikë të re,” tha ajo muajin e kaluar. “Dua një pushim të madh pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese, vetëm për pak kohë.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]