Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E ftoi për një pije dhe e përdhunoi, akuzohet shqiptari

nga Revista Kosovarja

Një tjetër rast përdhunimi ka ndodhur në Greqi. Një 45-vjeçar shqiptar është prezantuar si klient para një 30-vjeçareje greke që punonte në një lokal në Kolonaki.

Ai e ftoi që të dilnin për një pije dhe më pas e ftoi në banesën e tij, e cila ndodhej në të njëjtën rrugë me vendin ku ajo punonte.

Ajo pranoi dhe kur hynë në shtëpi, autori i krimit mbylli derën, e sulmoi dhe e përdhunoi.

Kur ajo ia doli të shpëtonte nga duart e tij, hapi derën dhe ra mbi makinën e policisë duke kërkuar ndihmë, shkruajnë mediat greke.

Moneytizer Paragrafi 4

Mediat greke shkruajnë se vajza ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe policia iu vu menjëherë në ndihmë.

Ata vunë në pranga shqiptarin, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ndërsa vajza u dërgua në spital për ndihmën e parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]