Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E infektuara me Coronavirus në Mitrovicën e Jugut punëtore e ETC-së

nga Revista Kosovarja

Vetëm 7 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovës duke vazhduar kështu trendi pozitiv i tri ditëve të mëparshme. Mirëpo sot edhe një komunë e Kosovës, e paprekur deri më tani, i është shtruar hartës së komunave me raste të konfirmuara me koronavirus.

Bëhet fjalë për Mitrovicën e Jugut, ku sot është konfirmuar rasti i parë. Këtë e ka konfirmuar në RTV Dukagjini edhe nënkryetari i kësaj komune, Faruk Mujka.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një 27 vjeçare punëtore në ETC në Mitrovicë.

Si pasojë e kësaj ai ka paralajmëruar mbylljen e përkohshme te këtij supermarketi, për shkak se e infektuar kishte pasur kontakt me shumë persona, në këtë rast blerës.

Moneytizer Paragrafi 4

Mitrovica e Jugut deri më tani ka qenë ndër komunat e pakta në Kosovë që nuk kishte pasur raste me koronavirus. /Reporteri/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]