Zonjë, jam e martuar. E kam një fëmijë pas një kohe të gjatë në martesë.
Por, e kam një problem që po më brengos shumë. Nuk po mund ta shoh me sy burrin tim! Nuk kam dëshirë t’ia ndijë as zërin! S’kam dëshirë të qëndroj as në shtëpi!
Nuk di çka po ndodh me mua?! Por, kur ai del nga shtëpia – gëzohem dhe ndihem mirë!
Nuk ka qenë kjo gjendje nga fillimi, e as nuk kam diçka hile, as nuk e kam tradhtuar, por ja që më është fiksuar në kokë dhe nuk jam kah e dua!
Po dyshoj se kemi magji, sepse nuk është asgjë në shtëpi sikur ka qenë përpara.
Të lutem, më ndihmo që të jem si dikur – ta dua burrin dhe të mund të qëndrojë pranë tij!
“D.”
Përgjigje:
Keni magji. Keni në shtëpi disa letra të mbështjella, që nuk janë kuranore. Përkundrazi, janë me disa shenja që nuk i kupton kush! E, gjërat e dyshimta nuk duhet të jenë pjesë e shtëpisë.
Ato i keni në sallonin e shtëpisë, konkretisht te sirtari i detergjenteve.
Mos i hapni e as mos i mbani në duar, por hidhni! Largoni prej shtëpisë dhe kam besim se gjërat do të rikthehen në drejtimin e progresit.
Kjo magji është bërë për t’ua shkatërruar martesën, sepse dikë në rrethin tuaj familjar e pengon dashuria juaj familjare!
Burri yt është rritur jetim dhe synimi është t’ua marrin pronat që i keni rreth autostradës…