Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E konfirmon Kallas: BE ka nisur gradualisht t’i heqë masat ndaj Kosovës

nga Revista Kosovarja

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se kanë nisur t’i heqin masat ndaj Kosovës.

Mbi artikull

Ajo ka thënë se heqja e masave të prezantuara para dy vjetësh, po bëhet gradualisht.

Kallas ka përmendur edhe mbylljen e strukturave paralele serbe në veri, aksione për të cilat tha se minojnë përpjekjet për shtensionim të situatës.

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit”, ka deklaruar ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas saj, nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim në bllok.

Në konferencën për media të mbajtur gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo ka thënë se Kosova i takon familjes evropiane.

“Kosova i përket familjes evropiane. Por s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim. Progresi mund të arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme”, është shprehur ajo.