Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E konfirmuar: Dy pacientë të prekur edhe nga COVID-19 vdesin në Infektiv

nga Revista Kosovarja

Dy pacientë me sëmundje të rënda shoqëruese janë prekur edhe Covid-19, si rrjedhojë kanë humbur jetën në Klinikën e Infektivës në QKUK.

Mbi artikull

Kështu ka konfirmuar për Insajderin drejtori i kësaj Klinike, Arben Vishaj duke shtuar se njëri ka qenë i prekur nga sëmundja e kancerit dhe tjetri kishte telashe me mushkri.

Ai ka shtuar se dy pacientët ishin me një moshë të shtyrë, dhe me sëmundje të rënda paraprakisht.

“Të premtën ka ardhë një pacient në moshën 80 vjeçare, i cili ka pasur sëmundje shumë të rënda me karcenom dhe sëmundje tjera, dhe njëkohësisht ka rezultu testi për Covid pozitiv dhe e kanë sjell në Intenziv dhe ai ka vdekur dikur për 2 orë. Dhe, po të premten ka qenë një pacient tjetër me probleme në mushkri edhe ai ka rezultuar pozitiv dhe ai ka vdekur, në Klinikën Infektive“.

Moneytizer Paragrafi 4

Vishaj tha se numri I përgjithshëm i pacientëve të prekur nga COVID-19, është 10.

“Gjithsej për momentin i kemi të prekur nga Covid, 10 pacientë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]