Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E ku më bukur këndon dhe më e bukur duket Leonora se në vendlindje

nga Revista Kosovarja

Në periudhën e vetizolimit si pasojë e pandemisë globale të coronavirusit, artistë nga anembanë bota kanë zgjedhur platforma të ndryshme për të qenë të lidhur me fansat e tyre.

Mbi artikull

Këtu nuk kanë bërë përjashtim edhe këngëtarët shqiptarë, disa prej të cilëve kanë publikuar këngë të reja, të tjerët kanë kënduar drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, ndërsa të tretët i kanë interpretuar hitet e tyre nga sheshet e qyteteve nga vijnë.

Për të vazhduar me fushatën për të qëndruar në shtëpi dhe për të shmangur infeksionin eventual me COVID-19, yjet e skenës sonë i kanë argëtuar admiruesit e muzikës së tyre përmes ekraneve televizive.

Të dielën mbrëma, në kuadër të rubrikës “Festojmë nga shtëpia” të Klan Kosova, është shfaqur këngëtarja shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi.Nga Sheshi “Adem Jashari” në Skënderaj, artistja e popullarizuar i ka interpretuar hitet e saj të shumta.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]