Nuk është vetëm Gjykata Speciale që ka ndihmuar në hapjen e temës së zgjedhjes së presidentit, afati i të cilit kushtetutshmërish skadon në muajin mars të vitit 2021.
Gjatë kohës së marrëveshjes për koalicion mes VV-LDK-së, posti i presidentit jo vetëm që është kaluar aq shumë, por ka qenë “Thembra e Akilit”,e që koalicioni ka vonuar për muaj të tërë ta bëjë qeverinë Kurti, duke pasur edhe përplasje që herë janë parë e herë nuk janë parë në publik.
Partive u çon peshë aq shumë posti i presidentit, sepse ai është autoriteti qendror, i cili në rrethanat qysh zgjedhet aktualisht me ligjin në fuqi presidenti, ka fuqinë ta favorizojë kënd të dojë duke e përshtatur interesin për ndonjë subjekt të caktuar.
Posti i presidentit është bërë goxha mollë sherri në skenën politike të Kosovës, sepse lejon favore për ndonjë subjekt të caktuar afër të cilit është më shumë presidenti.
Normal, president apolitik nuk ka në Kosovë , sepse çdo kush ia qet votën dikujt. Me faktin që ja jep dikujt votën, kjo tregon se nuk është askush pa një simpati politike.
Në debate shumë e shumë flitet qysh duhet të jetë kandidati për president apolitik apo njeri që nuk i përket asnjë partie politike.
Ku të gjendet një president apolitik?
Kandidat apolitik për president në Kosovë, zor që mund të gjendet. Ligji aktual më shumë nuk lejon të vjen një i tillë në krye të shtetit, sesa që e lejon të vjen.
Pse?
Sepse presidenti zgjidhet në parlament. Kuvendi i Kosovës atë e kalkulon përmes marrëveshjes ndërpolitike që don të thotë, sikur tash, nëse PDK, futet në qeverinë Hoti, ajo do ta merr përsëri presidentin. Si këmbim, do ta shpëtojë qeverinë Hoti.
Por, si shpërblim do të ishte edhe për AAK-në e Nismën që të kenë pushtet jo aq meritor, falë LDK-së që e mban pushtetin në rrethana jo aq legjitime.
Postin e presidentit po e kërkon Ramush Haradinaj, si diçka më zyrtare që ka dal publikisht, ndërsa lakmi për këtë post ka shprehur edhe Fatmir Limaj.
Në LDK është mbase e qartë që kanë shprehur hapur ambicie ta kenë edhe këtë post dhe Lutfi Haziri tashmë me atë frazën e famshme se “posti i presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së “, e ka thënë më së miri se kushdo, që e merr këtë post duhet marrëveshje me LDK-në.
I vetmi që po hesht e nuk po e thotë asnjë fjalë është presidenti, Hashim Thaçi.
Ai e ka thënë me kohë dhe qartë, se do të dorëhiqet nëse Gjykata Speciale do ta konfirmojë ngritjen e aktakuzës ndaj tij.
Përderisa Hashim Thaçi e ka qartësuar çdo gjë rreth presidentit, është shumë e ngutshme që partitë të humbin aq shumë kohë duke u marrë me këtë post e duke mos bërë asgjë konkretisht.
Populli e thotë “fol e rri në vend”./Safet Krivaca /Kosovarja/