Janë arrestuar dy persona në Viti pasi që të njëjtit dyshohet se kanë rrëmbyer një person duke e mashtruar.
Policia ka njoftuar se rasti është hapur të mërkurën rreth orës 22 e 30 minuta, raporton IndeksOnline.
Të dyshuarit, e mashtruan viktimën përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi.
“Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.