Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E moshuara nga Rahoveci që vdiq sot nga COVID-19, ka edhe 4 fëmijë të infektuar

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur edhe një person nga COVID-19 në Kosovë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 34.

Mbi artikull

Bëhet fjalë për një 74 vjeçare N.D nga Komuna e Rahovecit, e cila ishte në Mjekim Intensiv në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas raportit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me COVID-19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kështu ka thënë për IndeksOnline edhe kryteari i Rahovecit, Smail Latifi, derisa i njëjti ka treguar edhe për gjendjen e familjarëve të së ndjerës, të cilët po ashtu janë të prekur nga koronavirusi.

Moneytizer Paragrafi 4

“74 vjeçarja që ka vdekur sot ka pasur probleme të jashtëzakonshme shëndetësore, me tension, me sheqer, me zemër edhe kuptohet edhe tash me COVID. I ka edhe tri vajza e një djalë me koronavirus, gjendja e tyre shëndetësore është tepër e mirë, shumë stabile, nuk kanë asnjë problem. Ndërsa, 3 raste i kemi në Klinikën Infektive absolutisht me gjendje të mirë shëndetësore.

Tash nëse i marrim me probleme serioze shëndetësore dhe që kanë pas COVID-19 janë 4 në komunën tonë që kanë ndërruar jetë. 3 kanë qenë në hemiodializë, ndërsa viktimae fundit me problem të shumta shëndetësore”, ka thënë Latifi.

I njëjti ka shtuar se momentalisht gjendja në këtë komunë janë 16 raste aktive me COVID-19, ndërsa janë 33 të shëruar. Ndërsa tha se gjendja është e menaxhueshme dhe janë në pritje të marrjes së mostrave të rasteve të kontaktit nga 9 rastet e fundit që kanë rezultuar mbrëmë pozitiv.

Kujtojmë që pikërisht dje, patëm numër rekord të rasteve me COVID-19, ku nga IKSHPK u konfirmuan gjithsej 129 raste, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në 1615.