Orhidea Latifi- Kida është një nga femrat që bëri nam në tregun muzikor që nga lansimi i këngës “Rikthejmë na” në bashkëpunim me Mc Kreshën.
Më zërin e saj të shkolluar arriti të bëj për veti shumë fansa, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse shpesh herë kritikohen fytyrat publike për shkak të ndërhyrjeve të tepruara duke u shndërruar thuajse në tjetër person, këtyre ‘ndryshimeve’ duket se nuk i ka shpëtuar as ajo.
Me një imazh që po qarkullon në rrjete sociale mund të shohim qartë bukurinë e saj para dhe pas operacioneve.
Ani pse nuk ishin të mëdha këto ndryshime, megjithatë po vërehen shumë ku po dallon si dita me natë, apo?/Kosovarja/