Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E papritura ndodh mes Melisës dhe Mbresës

nga Revista Kosovarja

Melisa dhe Mbresa ishin sinonimi i shkëlqyer i shoqeve përgjatë aventurës së përbashkët në Big Brother VIP Kosova.

Por, gjithë ajo shoqëri e krijuar shpejt, nuk rezistoi në çështje ditësh në botën reale.

Vajzat u ftohën me njëra-tjetrën teksa Melisa në intervista, la të nënkuptohej se i ishte punuar ‘prapa krahëve’ nga Mbresa për shkak të besimit të ‘verbër’ që ajo kishte në të.

E kur u duk që secila vazhdon rrugës së vetë pa një kontakt me njëra-tjetrën, zhvillime të reja duken të kenë ndodhur së fundmi.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndjekja në rrjete sociale, nga ku nisi gjithçka mes tyre, është rikthyer mes të dy vajzave.

Ato janë sërish ‘folloëing’ në Instagram, ku mesa duket që e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Zhvillimi vjen pak ditë pas një vizite të shpejtë të Melisës në Kosovë pas pushimeve në Dubai. Nuk përjashtohet mundësia që vajzat janë takuar me njëra-tjetrën së fundmi.

Hatërmbetjet, të shkuara të harruara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]