Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E papritura ndodh mes Santianës dhe Patrisit

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, prej kohësh është përfolur për një romancë me muzikantin e njohur Patris Berisha.

Mbi artikull

Dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre lindën falë afërsisë që kanë treguar në disa raste, ku shpesh kanë shkëmbyer pëlqime, komente dhe postime që i kanë bërë ndjekësit të besojnë se mes tyre po lindte diçka më shumë se miqësi.

Kjo marrëdhënie e supozuar u kthye shpejt në temë diskutimi në mediat rozë, sidomos për faktin se të dy kanë preferuar të mos e komentojnë publikisht raportin e tyre.

Pavarësisht thashethemeve, Santiana dhe Patrisi dukeshin mjaft të afërt dhe kjo i jepte më shumë peshë aludimeve për një lidhje dashurie.

Por së fundmi, duket se gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Vëzhguesit e vëmendshëm kanë vënë re se Santiana dhe Patris nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, gjë që ka ngritur menjëherë pyetje mbi raportin e tyre aktual.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]