Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E rëndë në Gjakovë: Përfshihet nga flakët një shtëpi, humb jetën një person

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e mesnatës në një shtëpi në Gjakovë, ku si pasojë e flakëve të marra, një person ka humbur tragjikisht jetën.

Mbi artikull

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi” dhe me të marrë informatën, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Megjithatë, gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.