Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E rëndë në Shëngjin, katër të rinj i marrin dallgët e forta! Dyshohet për viktima

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj, të cilët kishin hyrë në det, janë përballur me dallgë dhe rryma të forta detare.

Mbi artikull

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë janë tërhequr nga rrymat e detit, ndërsa për një prej tyre raportohet se mund të ketë humbur jetën. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet për rrethanat e plota të ngjarjes apo gjendjen e tre personave të tjerë, raporton Euronewsalbania.

Në zonë pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe e Policisë së Shtetit, me qëllim sqarimin e plotë të situatës dhe gjetjen e personave të përfshirë.

Hetimet dhe verifikimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacion zyrtar në orët në vijim.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]