Dafina Zeqiri ka njoftuar se do të jetë pjesë e protestës për dhunimin e 11-vjeçares, që mbahet më 31 gusht në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Artistja ka reaguar e revoltuar përmes disa statuseve në InstaStory ku përpos kolegeve ka ftuar edhe meshkujt.
“Ju që i thuni vetes feminista, ju që keni nana, motra, vajza. Shihemi të mërkurën”, ka shkruar ajo.
Kosova u trondit pas rastit të një 11 vjeçareje e cila dyshohet se është përdhunuar nga pesë persona, katër prej të cilëve janë arrestuar ndërkohë i fundit është identifikuar, por ende nuk është gjetur