Ekzistojnë disa fakte më pak të njohura në lidhje me gjinjtë: Mbase nuk e keni ditur që specia njerëzore është e vetmja në botë së cilës gjinjtë gjinisë femërore i janë rritur përgjithmonë, jo vetëm gjatë ushqyerjes bebes me gji.
Shumica e meshkujve thonë se te femrat më së shumti tërheqin gjinjtë, por, për fat të mirë, nuk ka rregulla në lidhje me atë që kërkohet: Janë joshëse edhe të vogla, të mëdha, të forta, të zhdërvjellëta, ato që ‘shikojnë lart’, si dhe shumë, gjinj që nuk përshtaten në dorë. Këto duket se janë më të rrezikshmet, sepse një studim tregon se dukja e gjinjve të femrave të harlisura tek meshkujt shkakton – rënie të aftësive njohëse.
Ky është, ndoshta, vetëm një nga faktet që nuk i dinit për gjinjtë, për të cilat ka disa hulumtime. Epo, këtu janë disa fakte më pak të njohura rreth gjinjve të femrave:
Njerëzit janë specia e vetme në të cilën gjinjtë e femrave janë zgjeruar përgjithmonë, në speciet e tjera ato fryhen vetëm gjatë ushqyerjes me gji.
– Nuk dihet pse meshkujt hetero i duan kaq shumë gjinjtë e femrave. Supozohet se kjo është për shkak se gjinjtë mund të jenë një simbol i pjellorisë.
– Disa studime tregojnë se gjinjtë kanë të bëjnë me një lidhje më të fortë ndërmjet partnerëve.
– Gjinjtë kanë një efekt të dëmshëm në trurin mashkullor: Meshkujt të cilët së pari shikuan fotografi të femrave me gjinj të mëdhenj treguan rezultate më të dobëta në një test kognitiv (të aftësive njohëse).