E shiti banesën dy herë, prishtinasi arrestohet për mashtrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si mashtrim.
“Prishtinë 01.08.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ia kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.