Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E sulmoi nënën me shkelma e hekur, dënohet me një vit e tre muaj burgim

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm e ka shpallur fajtor të pandehurin M.D. për tri vepra penale: “Dhuna në familje”, “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, duke e dënuar me një dënim unik prej një viti e tre muajsh burgim dhe 500 euro gjobë.
Vendimi është marrë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor nga gjyqtarja Blerina Kurtaj. Në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 17 shkurti 2026.

Mbi artikull

Sipas aktakuzës, M.D. ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, R.D., në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Novosellë e Epërme të Gjakovës, duke shkelur njëkohësisht edhe urdhrin për mbrojtje.

“pas një mosmarrëveshjeje lidhur me ushqimet, i pandehuri e kishte ofenduar dhe shqetësuar emocionalisht nënën e tij, duke hedhur dhe shkelur me këmbë gjërat ushqimore, si dhe kishte tentuar ta kapte për ta goditur. E dëmtuara, nga frika, ishte mbyllur në dhomë dhe kishte njoftuar policinë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht urdhrit për mbrojtje, sipas aktgjykimit, M.D. kishte përsëritur veprimet e dhunshme ndaj saj, duke i shkaktuar shqetësim të madh emocional.

Rasti kishte kulmuar më 17 shkurt 2026, rreth orës 12:00, kur, pas një konflikti tjetër, ai e kishte sulmuar nënën e tij duke e goditur me shuplaka dhe duke e shtyrë, për çka ajo kishte rënë mbi tavolinë dhe kishte lënduar dorën e majtë.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se, kur e dëmtuara kishte kërkuar ndihmë për t’u ngritur, për shkak të moshës dhe problemeve me gjunjë, i pandehuri e kishte goditur me shkelm në trup. Më pas, sipas aktgjykimit, ai kishte marrë një hekur që përdoret për ndezjen e prushit dhe e kishte kanosur me fjalët: “Të ka ardhur momenti i fundit”.

Si pasojë e sulmit, e dëmtuara kishte pësuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]