Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E vërtetuar edhe shkencërisht: Kjo është mënyra më e mirë për ta përmirësuar kujtesën

nga Revista Kosovarja

Ka shumë teori të ndryshme rreth asaj se përse ne harrojmë. Disa thonë se kjo ka të bëjë me gjenetikën, e disa tjerë thonë se është çështje moshe

Mbi artikull

Por, nëse veç keni filluar të keni probleme me kujtesën, atëherë mos i humbni shpresat për zhvillimin e një kujtese më të mirë. Ekzistojnë disa mënyra për ta përmirësuar kujtesën, por më të mirën ndër to ne kemi tendenca ta shmangim.

Fjala është për ushtrimet aerobike.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas një studimi, personat mbi 50 vjet e kishin përforcuar kujtesën e tyre vetëm pas gjashtë jave që kishin bërë lloje të ndryshme të ushtrimeve aerobike.

Ky studim ishte publikuar në revistën “Frontiers in Aging Neuroscience”.

Kryerja e ushtrimeve aerobike ndikon shumë në përforcimin e zonave të trurit që janë përgjegjëse për mbajtjen në mend.

Pra, nëse veç dëshironi të mbani mend numrat e telefonit, emrat dhe fytyrat e njerëzve që sapo i keni takuar, atëherë është mirë ta filloni ditën me ushtrime të tilla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]