Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E vetmja gjë që çiftet e forta mendërisht nuk e bëjnë kurrë

nga Revista Kosovarja

E vetmja gjë që çiftet e forta mendërisht nuk e bëjnë kurrë

Mbi artikull

“Gjuha e dashurisë” nuk është e njëjta për çifte të ndryshme, por shpesh terapistët për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme, tregojnë mënyrat sesi një raport që të funksionojë mirë duhet që disa gjëra të jenë prioritet, e të tjera të mos bëhen kurrë.

Amy Morin, një psikoterapiste për çiftet, thotë se e vetmja gjë që çiftet e forta mendërisht nuk e bëjnë kurrë është: të përdorin emocionet e tyre si armë. Si duket ky zakon toksik?

Në një marrëdhënie të shëndetshme, të dy mund të shprehni ndjenjat duke respektuar njëri-tjetrin. Por disa njerëz përdorin emocionet për të manipuluar një situatë ose konflikt, ndonjëherë edhe pa e kuptuar.
Shumë njerëz i përdorin emocionet si armë thjesht sepse funksionojnë. Nëse partneri/ja juaj dëshiron të heqë dorë nga diçka, ai/ajo mund të thotë se është shumë i/e shqetësuar. Ose nëse dëshironi që partneri/ja të ndalojë së foluri, mund ta ngrini zërin.

Moneytizer Paragrafi 4

Këto strategji mund të jenë mënyra efektive për të marrë atë që dëshironi. Por këto janë taktika të dëmshme. Në vend të kësaj, provoni këto strategji komunikimi:

-Merrni parasysh rregullat jozyrtare të shtëpisë. Jeni rehat me to? Nëse i/e dashura është i/e hapur për një diskutim, flisni për rregullat tuaja dhe nëse ka ndonjë gjë që ai/ajo dëshiron ta ndryshojë.

-Nëse një bisedë bëhet intensive, bëni pushim. Jepini partnerit/es kohë, por mos lejoni që sjellja e tij/saj të diktojë tuajën. Ndani sjelljen nga ndjenja.

-Nuk ka asnjë formulë shkencore për t’u ndjekur kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve në një marrëdhënie. Por është e rëndësishme të flisni hapur dhe sinqerisht për ndjenjat tuaja. Kujdes! Merrni parasysh të gjitha emocionet kur i trajtoni çështjet së bashku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]