Kylie Jenner di gjithmonë si të na habisë dhe marrë vëmendjen e të gjithëve.
Bukuroshja së fundmi ka publikuar një set fotografik, të cilat janë cilësuar shqetësuese për shumë nga fansat pasi ajo është shtatzënë në fëmijën e saj të dytë.
Në këtë set Kyle shfaqet tërësisht e zhveshur dhe e mbuluar me gjak, sigurisht të rremë.
Ajo e zhyti trupin e saj të zhveshur në gjak për bashkëpunimin e fundit tronditës horror të përqendruar rreth Freddie Kruger për linjën e saj “Kylie Cosmetics” e cila e bëri atë një emër të famshëm.
Përmes këtyre postimeve, ylli televiziv paralajmëroj koleksionin e ri të vjeshtës nga marka e saj e kozmetikës.
Ka pasur reagime të ashpra kundër zgjedhjes së Jenner për të përdorur filmin Wes Craven të vitit 1984 si frymëzimin e saj për koleksionin e saj të vjeshtës, sepse në film, horri Freddy Krueger vret adoleshentë të pafajshëm, shumë prej të cilëve janë gra.