Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E zuri gjumi mbi timon, aksidenti që pësoi kosovari në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Një aksident ka ndodhur të enjten, 18 qershor 2020, menjëherë pas orës tre të pas mesnatës në Bremgarterstrasse në Wohlen, Kantoni Aargau.

Mbi artikull

Një shtetas 21 vjeçar i Kosovës po ngiste veturën Mercedes-Benz përmes fshatit Bremgarten, shkruan aargauerzeitung.ch

Në një kthesë të lehtë në anën e majtë, ai del nga rruga në të djathtë dhe futet në shkurret e mbjella anës së rrugës, transmeton albinfo.ch. Aty, Mercedesi u përplas në një pemë, e cila nga goditja e makinës u rrëzua përdhe. Makina, për pasojë, pësoi dëme të rënda.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia Kantonale e Aargaut, e cila ësht informuar me pak vonesë, e ka gjetur 21-vjeçarin të palënduar, në vendin e aksidentit.

Shkaku kryesor i aksidentit është, sipas policisë, se shoferin e kishte tradhtuar gjumi mbi timon, përcjell albinfo.ch. Prandaj, policia kantonale i ka marrë atij patentshoferin, duke e dorëzuar në zyrën e trafikut rrugor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]