Aroma është një moment lumturie, të cilit i kthehemi gjatë gjithë jetës. Nuk ka njeri që nuk i do parfumet. Mund te këtë njerëz që nuk e kanë gjetur aromën e tyre.
Për aroma mbreslënëse të brendeve luksoze, por edhe unike, “Eau d’Amour Concept Store”.
Pas një historie suksesi tetë vjeçare në Durrës, “Eau d’Amour” vjen në “Prishtina Mall” me nje koncept krejtësisht të ri.
Ky është dyqani më i veçantë në “Prishtina Mall”, që tërheq vëmendjen e klientëve të shumtë të kësaj qendre tregtare senzacionale.
Special në arkitektur, dizajn dhe koncept, “Eau d’Amour Concept Store” lindi në maj të vitit 2023 si një koncept i frymëzuar nga dashuria për parfumet, modën dhe artin. Një gërshetim i bukur dhe delikat, në të cilin çdo kush mund të identifikohet shumë lehtë.
Shtëpi të vogla fragrancash dhe shumë ekskluzive, bëjnë pjesë në këtë lokal, të cilin duhet ta vizitoni për të gjetur aromën tuaj origjinale, që reziston dhe ju diferencon.
Në “Eau d’Amour, gjeni parfume të brendeve, si Widian, HFC, Bois1920, Olfattology, Profumo di Firenze, Vertus Paris, Shauran, Rosendo Mateu, Affinessence, Wilgermain, Simone Andreoli, Mutis Nueva Granada, Coreterno, Wesker, Aqualis London, Christopher di Cas.
Perveç aromave fantastike, në aty ofrohen veshje të përzgjedhura dhe shumë selektive, duke sjelle kështu një frymë dhe trend të ri në treg.
Parfume, veshje, modë dhe jo vetëm kaq. Në këtë koncept store krejt ndryshe, ju do të hyni edhe në botën magjepse të artit, pasi do të ndesheni me piktura, skulptura e qeramika artistike punë dore. “Eau d’Amour Concept Store” suporton punën e mrekullueshmë të artistëve vendas, duke ju krijuar një hapsirë adekuate promovimi dhe shitjeje.
E gjeni në “Prishtina Mall” në kat të parë.