Papunësia është plaga më e madhe në Kosovë. Kjo plagë po rëndon gjithnjë e më shumë shtresën më të ulët të shoqërisë tonë, familjet e varfëra dhe mbi të gjitha të rinjtë e Kosovës, të cilët ende shpresojnë për një vend pune.
Por këto vende pune të shpallura me konkurs publik në të shumtën e rasteve janë vetëm një mashtrim publik për faktin se konkurset shpallen sa për sy e faqe e në këto pozita të kërkuara, ose tashmë janë të punësuar ose do të pranohen familjarët e afërm të pushtetarëve të të gjitha ngjyrave politike në Kosovë.
Sic i shihni në këto foto të shpërndara në rrjetet sociale e të dërguara nga bashkëpunëtorë të Botapress-it nga Obioliqi, janë mbi 1200 të rinjë të cilët po presin për intervistim, në ndërkohë që burimet tona flasin se lista me emra të të pranuarve tashmë është plotësuar me emra të familjarëve të pushtetarëve të Obiliqit e më gjerë.
Ky mashtrim publik me konkurse të shpallura vetëm formalisht është dëshprimi më i madh i rinisë kosovare të cilët të lodhur e të zhgënjyer nga vrapi për një vend pune, krejt shpresat për një të ardhme të tyre i kanë drejtuar jashtë vendit.
Ky është një realitet i dhimbshëm për Kosovën e pasluftës, të lirë por të “okupuar” nga pushtetarë e politikaj nga të gjitha ngjyrat politike në Republikën e Kosovës.