Natën e kaluar këngëtari i famshëm, Ed Sheeran, mbajti koncert por që nuk ishte i zakonshëm.
Artisti koncertin e mbajti falas për fansat e tij, shkruan “Kosovarja”.
View this post on Instagram
Ed sheeran pati paralajmëruar albumin e tij të ardhshëm me titull “=” (që shqiptohet i barabartë), dhe pritet të lansohet më 29 tetor. Lista e këngëve të tij do të jetë me plotë 14 këngë.
Artisti zbuloi se albumi është “me të vërtetë personal” dhe konfirmoi se ai e sheh atë si albumin e tij të pjekurisë pasi u bë baba dhe u martua që kur lëshoi albumin e tij të fundit.
Ed rrëfeu se jeta e tij ka ndryshuar pas martesës dhe lindjes së vajzës së tij të vogël, Lyra Antarktida me Cherry.
Zbulojmë se albumi i ri është shkruar dhe regjistruar në Suffolk, Londër, Suedi dhe Los Angeles.