fbpx

Edhe deputete, edhe e pakripë!

nga Revista Kosovarja

Kur i tha Ganja Kurtit se je i vetmi kryeministër që nuk i flasin fëmija shqip në shtëpi, mu kujtua diskriminimi i fëmijëve kur i ndahen prindërit, shkruan “Kosovarja”.

Ganja e Drenicës, më e zëshmja dhe më e guximshmja në disa legjislatura të parlamentit të Kosovës, e ka bërë bërllok me Albin Kurtin kur ia përmendi vajzën, Lea.

Pse të merret ky shembull? A e di Ganimete Musliu se është rast i pashembullt të flet në parlament për një vajzë të vogël që ajo e përfshiu në politikë, për t’ia ofenduar vajzën kryeministrit?

Dhe, po e marrë një shembull për ta sqaruar këtë problem…

Qe ndarë një çift bashkëshortor në rrethin tim familjar dhe çka do që bënin kundër njëri-tjetrit, pësonte fëmija i tyre!

Kur ata mbusheshin xhelozi kur e shihnin njëri-tjetrin në qytet a në shoqëri, nga pamundësia të bënin diçka tjetër, nuk ia lenin fëmijën njëri-tjetrit!

Kur ishte fëmija te i ati, nëse ai e kishte parë nënën e fëmijës duke pirë kafe diku, nuk ia jepte atë, duke i thënë se ai nuk ishte kujdesur për fëmijën…

E, kur ajo e kishte fëmijën, njëjtë ia kthente ish-burrit…

Edhe Ganja, pasi i humbi zgjedhjet me partinë e saj, e preku Albin Kurtin në vajzën e tij. Dhe, kjo është për keqardhje.

Përtej kësaj, për keqardhje janë të gjitha manipulimet politike me fëmijët e deputetëve, të ministrave dhe kryeministrave.

Madje, edhe më e palejuar kur flasin për fëmijët e politikanëve a deputetëve që janë mbi 18 vjeç.

Kur ishte Fatmir Sejdiu president, qe hapur një diskutim për djalin e tij që punonte në “Vala 900” dhe pa fije turpi i patën bërë pyetje se si ndihej presidenti për të birin.

Ai, atëbotë, tha se djali i tij ishte i moshës madhore dhe ligji duhej të merrej me të nëse ai i kishte thyer ligjet që lidhen me punën.

Mediet janë marrë shumë edhe me djalin e presidentit Hashim Thaçi, por edhe në kohën kur ai ishte kryeministër e djali i tij ishte ende i mitur…

Prandaj, familja nuk duhet të diskutohet në parlament e as të jetë temë diskutimi…

Andaj, Ganja ka gabuar kur e ka zënë në gojë vajzën e Albin Kurtit në Parlament.

Dhe, nëse ajo nuk pajtohet me Kurtin politikisht, nuk do të thotë se duhet t’i revanshohesh në familje! Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]