Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe Franca shënon rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit

nga Revista Kosovarja

Franca e ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit, i cili së fundi është identifikuar në Britaninë e Madhe. Ky variant tashmë është përhapur edhe në pjesët tjera të botës, përfshirë Japoninë dhe Australinë e largët.

Mbi artikull

Ministria e Shëndetësisë e Francës tha se personi i infektuar me variantin e ri të virusit është qytetar francez nga qyteti qendror, Tours, i cili ka ardhur nga Londra më 19 dhjetor. Ai nuk ka simptoma dhe është vetizoluar në shtëpinë e tij, shkruan BBC.

Paraqitja e variantit të ri të virusit në Angli nxiti shumë shtete që të vendosin masa të ashpra kufizuese ndaj udhëtimeve me këtë shtet. Franca fillimisht e mbylli kufirin me vendin fqinj, por më pas e largoi këtë masë. Sidoqoftë, anglezëve tash u kërkohet testi negativ i koronavirusit për të hyrë në vendin fqinj.

Personi i infektuar me variantin e ri u testua në një spital më 21 dhjetor, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në njoftim thuhet se ai është duke u ndier mirë, por nuk janë dhënë hollësi të tjera.

Moneytizer Paragrafi 4

Raste të variantit të ri të koronavirusit tashmë janë raportuar edhe në Danimarkë, Holandë, Australi dhe Japoni.

Javën e kaluar, Franca e largoi masën e izolimit mbarëkombëtar, por qeveria tha se shkalla e infeksionit nuk ka rënë mjaftueshëm për t’i larguar masat tjera kufizuese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]