Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe me kaq vite, Afërdita bën dritë

nga Revista Kosovarja

Ish- Missi, Afërdita Paqarada, shquhet si një prej ikonave të bukurisë shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Ajo vazhdon të mbetet tërheqëse dhe në top formë edhe pas kaq vitesh, teksa është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, Paqarada publikon fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet nga udhëtimet luksoze që zhvillon jashtë vendit.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndonëse është nënë, e Artit dhe Arbes, modelja e njohur vazhdon të ruajë vitalitetin e saj dhe të ketë një trup perfekt, të cilin e ekspozon me krenari në rrjetet sociale.

Ndryshe, Afërdita kujtojmë se tash e sa vite është njëra ndër organizatoret e ndejës vjetore, “Ballo shqiptare, dhe jo vetëm me këtë. Bukuroshja njihet edhe si organizatore e eventeve të ndryshme.

E bukura Afërditë sot feston ditëlindjen.

Pasi për bukuroshen, vitet e moshës janë vetëm numra, s’ po ia përmendim sa vjet i ka bërë sot. Edhe sot duket si miss i shkuar misseve.

E mrekullueshme. Me epitetetet: femër e bukur, grua e zonja, e guximshmja…Me vargun e këngês ‘ robi plaket kur do vet’ edhe stafi i Kosovares bukuroshes ia uron Ditëlindjen. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]