Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe stafi i ngushtë i kryeministrit është vetizoluar

nga Revista Kosovarja

I gjithë stafi i ngushtë i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, është vetizoluar.

Mbi artikull

Kjo ka ardhur pasi që, kryeministri në detyrë dhe stafi i tij, kanë pasur kontakt me një zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili po ashtu ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka dal pozitiv me Koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se janë në pritje të rezultatit të zyrtarit të ministrisë për të parë se si duhet të veprojnë pastaj.

“Stafi i ngushtë i kryeministrit është në vetizolim mbi bazën e dyshimit se njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat që ka dalë pozitiv. Me të njëjtin zyrtar kemi pas edhe ne kontakt në zyre dhe jemi në pritje të rezultateve”, është shprehur Kryeziu për Insajderin.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]