Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe vajza e Sylvinhos mezi pret ndeshjen ndaj Serbisë: Nuk e di se si do e përballoj!

nga Revista Kosovarja

Kombëtarja shqiptare do të luajë me Serbinë ditën e nesërme në “Air Albania”. Duel ky që do të startojë në orën 20:45 dhe cilësohet si shumë delikat për kuqezinjtë.

Mbi artikull

Kjo pasi emocionet e kësaj përballjeje kanë përfshirë të gjithë. Në një përballje kaq të rëndëssishme në stadium do të jenë edhe familjarët e Sylvinhos, të cilët janë gjithmonë pranë brazilianit dhe në mbështetje të tij.

Në një postim të fundit të bërë nga goca e timonieri të Kombëtares, Taty Mendes shihet se ka zbarkuar në Shqipëri për të parë nga afër këtë takim. Emocionet kanë “kapluar” edhe vajzën e Sylvinhos, e cila në rrjetet sociale ka shkruar: “Nuk e di se si do e përballojë zemra ime”, teksa në foto shihet axhenda e sfidës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]