Lëvizja Vetëvendosje sapo ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet rreth dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.
“Shkeljet e Presidentit janë të shumëfishta dhe të renda. Besojmë se të gjitha argumentet juridike janë në anë tonë. Presidenti duhet të ishte person unifikues por ai ka tejkaluar kompetencat e tij. Presidenti ka konstatuar se VV ka heq dorë nga e drejta e saj për të mandatuar kandidatin për kryeministër ndonëse ne nuk kemi bërë refuzim të tillë”, ka thënë dorëzuesja e komenteve, deputetja Arbërie Nagavci.
Tutje Nagavci ka thënë se presin që Gjykata Kushtetuese sa më shpejt të marrë vendim që është në favor të kërkesës së LVV dhe me një vendim të konstatoj se Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij.
“Besojmë se argumentet juridike janë në anën tonë. Thaçi jashtë kompetencave ka tejkaluar fituesin e zgjedhjeve”, ka thënë Nagavci.