Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe Zanfina Ismaili i reagon pronarit të kompanisë muzikore “Onima”

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar ndaj paralajmërimit për padi të pronarit të kompanisë “ONIMA”, Erkand Shabani.

Mbi artikull

Ajo nuk ka bërë ndonjë deklaratë, por ka publikuar një ‘emoji’ për të shprehur qëndrimin e saj mbi situatën.

Pak ditë më parë, Zanfina kishte dalë në mbrojtje të artistit Gjesti, duke theksuar se kishte bashkëpunuar dhe se pronari nuk ka qenë korrekt me të.

Reagimi i saj tregon përkrahje ndaj artistit në një kohë kur tensionet midis kompanisë dhe artistëve janë shtuar dukshëm.

Moneytizer Paragrafi 4

Në anën tjetër, Shabani ka paralajmëruar edhe publikimin e disa provave dhe videove nga momenti kur Gjesti kishte hyrë në zyrat e “ONIMA”-s, duke theksuar se situata është serioze dhe ka pasoja ligjore.

Gjestit ndërkaq nga Gjykata Themelore në Prishtinë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe G Bani dhe Xheneta Fetahu, të cilët kanë qenë të përmendur nga Erkandi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]