Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edi dhe Dolce bashkë, ‘shkrihen akujt’ mes tyre?

nga Revista Kosovarja

Edhe pse kanë kaluar disa ditë pa asnjë lloj afërsie dhe me një heshtje totale mes tyre, dita e sotme në shtëpinë e Big Brother ka nisur krejtësisht ndryshe për Edin dhe Dolcen.

Mbi artikull

Pas një periudhe ku dukej se raporti i tyre ishte ftohur përfundimisht, dyshja ka surprizuar banorët me një afrimitet të papritur me njëri -tjetrin.

Ata janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer ngacmime me fjalë dhe batuta që nuk u ishin parë prej kohësh. Kjo bisedë e tyre ka rikthyer vëmendjen te dyshja, duke lënë të kuptohet se tensionet e ditëve të kaluara mund të jenë lënë pas. Atmosfera mes tyre dukej shumë më e relaksuar, pavarësisht distancës që kishin vendosur më parë.

Ky afrimitet vjen vetëm pak ditë pasi Edi dhe Dolce deklaruan se kishin ndarë rrugët e njohjes me njëri-tjetrin brenda shtëpisë më të famshme. Pas asaj ndarjeje që u duk përfundimtare, fansat po pyesin nëse ky është fillimi i një strategjie të re apo nëse ndjenjat mes tyre janë duke u rikthyer sërish. Mbetet të shihet nëse ky “paqe” e sotme do të zgjasë apo është thjesht një moment kalimtar.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]